E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet predha që vrau biznesmenin  Reçi
Uncategorized

Gjendet predha që vrau biznesmenin Reçi

Mbrëmjen e së mërkurës, sipërmarrësi në fushën e ndërtimit Eduart Reçi u ekzekutua me plumb në kokë afër Rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Pas kontrolleve dhe eksperimenteve të kryera në vendin e krimit, grupi hetimor ka arritur të gjejë predhën me të cilën u qëllua 52-vjeçari.

Predha ka qenë tejshpuese, ndërsa gëzhoja nuk është lokalizuar ende.

Referuar grupit hetimor, raportohet se qitësi dyshohet se ka qenë në një distancë rreth 30 metra larg objektivit.

Po ashtu ka dyshime se arma që është përdorur ka qenë armë sportive. Sakaq, grupi hetimor ka kontrolluar telefonin e viktimës, por pa mundur të gjejnë informacione kyçe, që mund t’u shërbejnë hetimeve mbi pistat e dyshuara për shkaqet e krimit.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e konflikteve të pronësisë, pasi Reçi nga viti 2018 kishte hapur një kompani ndërtimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.