Gjërat do ishin shumë më keq për të’/ Rama i përgjigjet ashpër Ahmetajt
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeminsitrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.
“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.
Kryeministri Edi Rama, pasi përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së tha se vijon puna për listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai tha se zyrtarizimi do të bëhet para se të regjistrohen kandidatët në KQZ.
“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë.”, tha Rama.
Teksa u pyet se cilët janë kryebashkiakët më të mirë dhe ata më të keq, Rama u përgjigj: “S’mund t’i ndajmë kështu. Siç ka mbetur aty në mur, në lumin e Vlorës, do bëjmë një memorandum tjetër. Do ju japim rezultatin. Mendojmë që do fitojmë shumë bindshëm, po për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetik është minimumi. Të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike.”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



