Gjergj Zefi:Protesta e opozitës, një përplasje hajdutësh
Të ngrihesh për Llallën është fundi i botës, një lëvizje haxhiqamiliste. Besim vetëm tek SHBA
Protesta e opozitës kundër mazhorancës, më saktë e disa njerëzve të paguar nga PD e Bashës dhe LSI e Kryemadhit, është thjeshtë një përplasje hajdutësh mes njëri tjetrit. Një palë hajdutë që kanë ikur nga pushteti, LSI ka afër 3 muaj që është larguar nga pushteti 8 vjeçar, po protestojnë kundër hajdutëve të PS që janë në pushtet për një mandat të dytë. Tashmë duke qeverisur vetëm, me shumicën e votave në Kuvend, plot 74 mandate, më shumë se sa të gjitha partitë e tjera politike bashkë. Madje duke pasur dhe vota andej këndej në partitë e tjera afër dhe larg saj, që në momente të vështira dhe emergjence janë gati të japin votën për të marrë dhe shpërblimin në përfitim të radhës.
Kjo përplasje hajdutësh është një lëvizje e ngjashme me atë haxhimiliste dhe kërkon vetëm që të ruajë status quonë në ndarjen e “plaçkës” në kurriz të shqiptarëve. Po të ishte në dorë të politikës shqiptare do të vazhdonte kështu, por besimi i shqiptarëve është vetëm tek SHBA. “Këta janë një tufë hajdutësh kundër një tufë tjetër. Besojmë vetëm te Amerika. Protesta e sotme nuk është gjë tjetër veçse përplasje hajdutësh, e gjitha bëhet për të ruajtur status-quon por status quo nuk mund të ketë më. Të jetë për këtë klasë politike ky vend ka marrë tatëpjetën. Ka vetëm një shpresë, partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA. Luftë me të cilën ka rezultuar gjithmonë e humbur. Të ngrihesh në protestë për Adriatik Llallën është fundi. Njëlloj si lëvizja haxhiqamiliste kundër Princ Vidit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



