E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania ul TVSH-në e gazit nga 19% në 7%, Rama: Sa të jem unë në krye nuk ulen taksat
Sot

Gjermania ul TVSH-në e gazit nga 19% në 7%, Rama: Sa të jem unë në krye nuk ulen taksat

Bundestagu gjerman ka votuar për uljen e TVSH-së për gazin nga 19 në 7% për periudhën 1 tetor deri më 31 mars 2024. Ky vendim i shtohet paketës 200 miliard euro të miratuar nga qeveria gjermane si mbështetje për qytetarët për të përballuar krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Vendimi është në kontrast të plotë me deklaratat e Kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama, i cili deklaronte prerë se sa kohë të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ulet asnjë taksë.

Kështu deklaronte në mars të ketij viti Kryeministri Edi Rama. Dhe faktikisht ai e mbajti fjalën. Gjatë gjithë këtyre muajve ku qytetarët po perballen me rritje të shfrenuar çmimesh, qeveria shqiptare nuk ka ulur asnjë taksë, si për karburantet ashtu edhe për çmimet e produkteve ushqimore.

Por si po reagojnë vendet e tjera në mbështetje të qytetareve të tyre për të përballuar krizën ekonomike. Gjermania ka vendosur të ulë normat e TVSH-së për gazin.

Bundestagu ka miratuar uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e gazit, përmes rrjetit të gazit natyror, nga 19 në 7%, për një periudhë nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qëndrore, me të cilat furnizohen një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.

Vendimi për normat e reja të TVSH-së së gazit u miratua me shumicë në parlamentin gjerman. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.

Lehtësimi i Tvsh-së për gazin natyror, është një masë tjetër lehtësuese për qytetarët gjermanë pas paketës prej 200 miliardë euro të shpallur nga qeveria për të perballuar efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së kostos së jetesës.

Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht ndërsa rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit. Berlini zyrtar shpreson se kjo paketë do të ndihmojë popullin gjerman në mesin e krizës energjitike që po kalon Europa me dimrin përpara

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.