E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJIGANDI SAMSUNG NË KRIZË
Uncategorized

GJIGANDI SAMSUNG NË KRIZË

DREJTORI EKZEKUTIV JEP DORËHEQJEN

Drejtori ekzekutiv i Samsung Electronics, Kwon Oh-hyun ka dhënë dorëheqjen duke e cilësuar këtë periudhë si kohë e një “krize të paprecedent”.

Ky largim vjen pas trazirave të fundit që kanë kapluar këtë kompani, ku vetëm disa muaj më parë trashëgimtari i Samsung u burgos për korrupsion. Kwon është një nga tre bashkë-drejtuesit e Samsung Electronics. Dorëheqja e tij përputhet me ditën kur parashikimi i përfitimeve të tremujorit ka përmendur rritje të çmimeve të çipave të kujtesës.

Kwon tha se kishte menduar që prej kohësh për largimin e tij dhe se nuk mund ta vononte më shumë.

“Ndërkohë që ne po përballemi me krizën e paprecedent brenda kompanisë, besoj se ka ardhur koha që të ngrihemi sërish, me një frymë të re dhe udhëheqje të re për t’iu përgjigjur më fort sfidave të industrisë së IT-së e cila po përparon me shpejtësi”, tha ai. Ai do të jetë pjesë e bordit të Samsung Electronics deri në mars 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.