Gjiknuri gati të dorëhiqet nga komisioni?
Vetëm pak pasi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian GJiknuri deklaroi se është gati të rishohë pozicionin e tij në këtë komision, vetëm që PD-ja ta njohë dhe të marrë pjesë, vjen reagimi nga selia blu.
Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazment Bardhi ka reaguar pas kesaj deklarate, duke dhene nje proncim per mediat nga selia e PD.
Sipas tij, dorehqja e Gjiknurit nuk eshte me deshire dhe ajo nuk eshte nje kerkese e opozites, por nje standard, nje nga kushtet e BE për hapjen e negociatave.
“Damian Gjiknuri dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhje dhe për të vjedhur votat nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqjen apo jo nga Komisionit, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojnë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është kërkesë e opozitës, por është standard evropian, është një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave. Të gjitha ata përfshirë Gjiknurin dhe pjesën tjetër të anëtarëve të komisionit që janë pjesë të dosjeve 184 apo 339 nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore por duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer”- tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



