GJIRI I KURVAVE
Më pëqen nata buzë liqenit. Kisha arritur tek Gjiri i Kuvave…
Kur frap nga shkurret doli një meso burrë. Në dorë mbante kandarin. E laçkaviti, ngriti xinxhirin dhe u largua me vrap.
-Normale,-mendova.-Ikin vitet. Dobësohen frenat dhe burri hap shalët mes drizave…
Pa tretur mendimet, nga shkurret ja bëhu një grua:
-Ku shkoi i paudhi. Bëme pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 mijë lekë dhe çau ferrat! Por koka bën koka pëson: Merr paratë, pastaj jep plaçkën.
-Je zonjë me tru!
-Po më pëlqen. Me ty ja vlen të bëj skonto 50 përqind…Hajde!
-Jam 75 vjeç. Nuk më ngre kandari. Na iku edhe Koço Devole që na gjënte viagra ose cialis nga Amerika.
-Lere Koçon të qetë në parajsë. Goja dhe gjuha ime ngjallin të vdekurin nga varri dhe jo më kandarin tënd, që ka rënë në gjumë si gjarpër!…Hajde të shohësh Amerikën. Sepse e di mirë: gratë e sërës tënde një zanat dinë: cip mbi cip!
-Turp është por jam me SID-ë.-
Fola sipas variantit të një barcalete!
-Leri broçkullat! Edhe sikur të jesh me sifilis, sëmundja nuk merret nga goja, por nga zogu! Futu në kaçube!
-E di sakllam! Ma ka ënda. Por nuk kam asnjë koqe leku në xhep!
-Po fol, se më nxorre xhanë. Me këtë surrat, gruaja ta bën mirë që nuk të jep…protofolin. Ti, paratë, do i çosh o në kazino, o do shkosh me kurva!
Por mua më merr të keqen. Jam zonjë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



