E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJITHÇKA NESËR/ ”Kur do të kapen peshqit e mëdhenj?”
Sot

GJITHÇKA NESËR/ ”Kur do të kapen peshqit e mëdhenj?”

-Në këtë vend gjithçka do të bëhet nesër.

-Kur fillon Vettingu?

-Në Mars.

-Kur do të kapen peshqit e mëdhenj?

-Në Janar!

-Kur do të bëhet hapja e negociatave për në BE?

-Në gjashtëmujorin tjetër.

-Kur do të vinë investitorët e huaj?

-Nesër.

-Iku Sheraton, kur do të vijë Hilton?

– Do të vijë në Qershor.

– Kur do të filloj ByPass i Vlorës? Po i Fierit?

– Nesër…

Të gjitha këto, e të tjera që nuk u përmendën, kanë një trashëgimin. Ritmin. Ritmi ynë është ai që punonim tokën në historinë e thellë. Është ritmi i kaut e jo i kalit.

Aq e vërtetë është kjo, sa thuhej edhe në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut. Në dyqanet e tregtareve e zejtareve mbahej një tabelë ku shkruhej:

Sot me pare, nesër pa pare!

Tabela rrinte aty çdo ditë, çdo mëngjes.

E nesërmja ishte si e djeshmja. Me para.

Atëherë, kur do ta ndërtojmë këtë vend?

Nesër…Kaluan edhe 100 ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.