E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtuesen e Kadastrës Durrës Rajmonda Dashi
Uncategorized

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtuesen e Kadastrës Durrës Rajmonda Dashi

Ish-drejtuesja e Kadastrës Durrës Rajmonda doli sot para GJKKO-së për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.

rajmonda dashi

Mësohet se GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” dhënë më 24 tetor 2023. Dashi akuzohet se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi.

Në pranga ra një bashkëpunëtor ndërsa masa “arrest në burg” u vu edhe për 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë.

Bashkepunimi me dy vellezerit 

Dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama nga Fieri të dënuar në shtetin belg për trafik droge të cilët, sipas SPAK të ardhurat e tyre nga aktiviteti kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Për të vënë në jetë këtë skemë, 2 vëllezërve u është dashur ndihma e drejtueses së kadastrës së Durrësit si dhe një personi tjetër.

Po me kërkesë të SPAK, pasuritë në pronësi të dy vëllezërve janë vënë në sekuestro preventive. Konkretisht bëhet fjalë për 16 apartamente në Fier dhe Tiranë, 1 shoqëri tregtari, 3 garazhe, 27 llogari bankare dhe 2 automjete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.