E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata merr vendimin për vulën e PD, Berisha e pret lajmin në selinë blu
Politikë

Gjykata merr vendimin për vulën e PD, Berisha e pret lajmin në selinë blu

Gjykata e Apelit ka shfuqizuara sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. E ndërsa Gjykata vendosi pro grupimit të Enkelejd Alibeaj, nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka pritur këtë vendim në selinë blu.

Pritet reagimi i Berishës, duke qenë se gjatë ditës së sotme ai deklaroi se nuk do të reagonte deri sa vendimi të bëhej publik. Ditët e fundit ai ka deklaruar se Gjykata e ka marrë vendimi, duke thënë se kanë qenë sinjale të qarta se vendimi i sotëm do të ishte kundër tij.

Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefadhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashidhe Ledina Mandia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.