Gjyqi për vulën e PD/ Kaso në seancë: Kërkojmë mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeajt
Gjykata e Apelit ka nisur sot gjyqin për çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.
Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Palët kanë mbërritur në ambientet e gjykatës, ndërsa janë në sallën e pritjes pa komunikim me njëri-tjetrin. Që në nisje të seancës, Ivi Kaso paraqiti një kërkesë paraprake të mos pranohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt me pretendimin se nuk legjitimohet si palë dhe lënien në fuqi të vendimit ‘Zhukri’ dhe njohja e vendimeve te Kuvendit Kombëtar të datës 11 hhjetor 2021.
Pjesë nga gjykata:
A ka kërkesë paraprake tha gjykata?
Ivi Kaso: Kërkojmë mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeaj. Nëse gjykata e gjykon të arsyeshme, momenti kohor që paraqitet kjo kërkesë.
Në përditësim…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



