E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja Këlliçi mohon të këtë shkruar letrën: Prokuroria jo-kompetente, kërkon të mbrojë prokurorin Dyrmishi
Sot

Gjyqtarja Këlliçi mohon të këtë shkruar letrën: Prokuroria jo-kompetente, kërkon të mbrojë prokurorin Dyrmishi

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi denoncoi dy javë më parë se ishte kërcënuar me jetë, por sipas Prokurorisë kërcënimi ishte inskenuar nga vetë ajo.

Prokuroria e Tiranës, njoftoi dje se nga hetimet intensive që ka kryer, është arritur në përfundimin se letra ku ishin shkruar emrat e dy fëmijëve të saj është shkruar nga vetë gjyqtarja.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për veprën penale të kallëzimit të rremë..

Lidhur me këtë rast magjistratja ka folur sot me emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News, ku ka thënë mes të tjerave se do kërkojë riinspektim dhe se prokuroria po tenton të mbrojë prokurorin Adriano Dyrmishi.

“Rreth datës 15 janar jam kontaktuar me kancelarin e gjykatës i cili më ka bërë më dije se në orët e vona të mesnatës ishte marrë në telefon nga prokuroi Adriano Durimishi dhe kishte marrë disa mesazhe kërcënuese të tipit “do të vras ty dhe gjyqtaren Arnisa Këllici nuk do shihni dritën e diellit”. Ka pasur 6 telefonata në drejtim të kancelarit, thotë Këlliçi.

Fiori Dardha: Cila ishte arsyeja?

Mesa mu bë me dije, ai nuk ishte në dijeni pse bëheshin kërcënimet. Në datë 15 janar ma tha mua, në atë datë u mundova të merrja një sqarim me prokurorin e çështjes. Dhe i kam thënë se është krijuar një situatë e tillë që është e pashpjegueshme. I  kërkova të vijë në zyrë të sqarohej, në të kundërt do postoj kallëzim. Pasi i dhashë ultimatum erdhi dhe bëri një kërkesë falje të përsëritur në prezencë të mikut të tij, ish gjyqtar Artan Gjermeni, ku ka thënë se ishte në gjendje të dehur. Kam menduar se ka pasur siklete që s’më përkasin dhe ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Kanë kaluar disa ditë dhe i kam kërkuar të kërkonte falje të kancelari. Ai si duket nuk e ka bërë dhe në datën 16 janar sipas protokollit të gjykatës në zyrën time është futur një letër, pra po në datën që prokurori ka hyrë në zyrë. Letrën e pashë pas 4 ditësh, kam hapur zarfin në prezencë të sekretares dhe kam gjetur një letër me një shkrim ku kërcënohesha më jetë dhe me jetën e fëmijëve të mi.

Fiori Dardha: Sipas prokurorisë letra është shkruar nga ju

Nuk e pranoj absolutisht. Biseda e parë që kam bërë me prokuroren ka qenë se do dëshmoj për një kërcënim në lidhje me një prokuror që ushtron detyrën dhe se ju nuk jeni kompetent për të hetuar këtë rast. Në momentin e parë që kam përmendur prokurorin Adriano Dyrmishi, kam marrë mesazhe nga më të ndryshmet.

Fiori Dardha: Si ka dalë ekspertiza shkencore që ju bën ju autore të letrës?

Mua nuk më kanë marrë shembuj shkrimi, shkrimi im është dukshëm i ndryshëm nga shkrimi në letër. Nuk kanë marrë modele të shkrimit. Prokuroria jokompetente në vrap e sipër për të ndihmuar kolegun e tyre kanë thënë se kanë marrë shkrime të tjera të miat.

Fiori Dardha: Do kërkoni ri-inspektim?

Po absolutisht, sepse ka shumë shkaqe pavlefshmërie

Fiori Dardha: Pse ju ka kërcënuar?

Unë i shoh të dyja kërcënimet në sinkron me njëra – tjetrën. Mund të jem gabim. Arsyet mund të variojnë; prokurori mund të ketë që në gjendje të dehur, mund të ketë pasur inate të natyrës profesionale, por edhe mund të ketë qenë i shtyrë nga miq të vetë, kryesisht ish gjyqtarë të larguar me dorëheqje të cilët mund të kenë menduar se kane qenë në siklete që kjo trup gjyqësore nuk i di.

Fiori Dardha: Cili është lidhja juaj me gjyqtarin Arben Micko  

Unë kam biseda me një ish gjyqtar Arben Micko, ku ai mundohet të ndërmjetësojë, duke kuptuar se pse Dyrmishi ka ndërmarrë këtë sulm me jetë, kam mesazhe të ruajtura me numrin e tij ku më bëhet me dije se “nuk ka rëndësi që një i dehur të kërcënon me jetë dhe nëse dikush ta thotë me gojë ai nuk është se të vret vërtetë”. Sjellje që nuk janë etike.

Fiori Dardha: Cili është raporti juaj me ish gjyqtarin Micko

Kam patur raport miqësor, kemi diferencë moshe të madhe, e kam parë si mentor apo koleg të profesorëve të mi. Kam punuar shumë pak në gjykatë ku ai ka qenë në gjykatë ku u largua me dorëheqje.

Fiori Dardha: E denoncuat menjëherë, apo patët dilema?

Në lidhje me kërcënimin e parë, me idenë që nuk kisha mesazhe drejtëpërdrejtë në numrin tim por të kancelarit, i kam dhënë benefitin e dyshimit. Në lidhje me kërcënimin e dytë, e kam zbuluar atë diku rreth pasdites të datës 20 dhe kam pasur një hezitim prej dy-tre orësh. Kam folur me miq të mitë që kanë pozicione të caktuara në sistemin e drejtësisë. Veprimi i parë që kamë bërë është që kam telefonuar kryetarin e komisionit, i cili më tha të shohim nga dita e hënë. Mbështetja që mora ka qenë nga ana e ministrisë së Brendshme dhe të drejtësisë edhe pse pritshmëritë e mia ishin që gjyqësori të ishte i pari që të reagonte./Top news/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.