E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja Milia Muça  ka në dorë dosjen Tahiri, cakton fatin e ish-ministrin e Brendshëm
Politikë

Gjyqtarja Milia Muça ka në dorë dosjen Tahiri, cakton fatin e ish-ministrin e Brendshëm

Miliana Muça është gjyqtarja e zgjedhur me short që do të marrë në shqyrtim dosjen e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në fazën paraprake.

Pas përcaktimit të gjyqtares, pritet caktimi i një date se kur do të zhvillohet seanca e parë, në të cilën do të përcaktohet nëse do të nisë gjykimi ose jo ndaj Tahirit.

Avokatët e ministrit të Brendshëm kanë deklaruar se do të kërkojnë pushimin e çështjes me pretendimin se në dosjen e prokurorisë nuk ka prova.

Ndërkohë që organi i akuzës ka përgatitur një dosje me 50 fashikuj, duke ngritur edhe 4 akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria zgjati hetimet ndaj Tahirit për rreth 1 vit, duke kërkuar herë pas here shtyrjen e tyre, ndërsa ka mbledhur të dhëna edhe nga vendet fqinje mbi lëvizjet e Tahirit gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë të pandehur Tahirin për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.