Globalizmi dhe fati i topit prej lecke!
Aleksandër Rena
…Topi prej lecke…Besoj se të gjithë prej jush e mbani mend topin prej lecke, me të cilin vrisnim këmbët dhe humbnim ditën duke luajtur si të çmendur duke mos pa kështu as orën se sa shkonte. Por topi prej lecke e ka zanafillën tjetërkund në këtë shkrim.
Sot, dashur pa dashur gjendemi drejtë faktit se globalizmi është kthyer në një rend të ri botëror, ku njeriun e ka transformuar totalisht, duke e shndërruar atë në një robot të sistemit. Pra kemi të bëjmë me një sistem, ku brenda saj egzistojnë disa hallka, si përsh; ajo e individualizmit, e manisë për para, e luksit në çdo gjë, e fasadës, e mendjemadhësisë, e superioritetit, si dhe e pabesisë së madhe midis çdo lidhje me njëri tjetrin. Pra kemi të bëjmë me një shfrenim të identitetit njerëzor që nga gjeneza. Ndofta, ne nuk e dim mirë se si ka qenë gjeneza e njeriut, por dimë një gjë ama dhe shumë të sigurt, se si gjendet ai/ajo pra njeriu (mashkull/femër) në ditët e sotme.
Globalizmi si term vjen nga bashkimi i tog-fjalëve: Glob-alizmi. Glob kuptohet rruzulli tokësor, ndërsa alizmi është botkuptimi i të qënurit i kontrolluar. Ne jemi të kontrolluar, pikërisht nga ata që sollën këtë sistem në ditët e sotme.
Këtu nis fatkeqsisht edhe politika e një vendi të vogël, e kontrolluar nga disa vende me hapsirë ekonomie mesatare dhe këto vende mesatare, kontrollohen nga një, dy ose maksimumi tre vende të mëdha përnga përmasat po ekonomike, tamam sipas formulës së trekëndëshit të Bermudës.
Jemi në një epokë ku marka e Audit si makinë, ka një domethënie të madhe. Katër hallka dhe që nuk janë aspak rastësi, sepse tregojnë rendin shoqëror se si renditet sipas ekonomisë, tregojnë pushtetet se si renditen sipas forcës së tyre dominuese, tregojnë politikën se si rreshtohen sipas përkatsisë së klasës së vjetërsisë, tregojnë dhe familjen ku shthurrja dominon si barazi brenda dhe jashtë shtëpisë. Tregojnë edhe shoqërinë njerëzore si mekanizëm diznivelesh dhe pervesiteti, ku teknologjia ka zënë kryefjalën e jetës së tyre.
Pra topi prej lecke në filozofinë e tij qëndronte tek tradita, tek bashkimi, tek thjeshtësia, tek të qënurit me këmbë në tokë.
E sikundër jemi në këtë epokë, ku njeriu për njeriun është bërë ujk dhe ujku për ujkun është kthyer në njeri, nuk mbeten pas dhe pasojat e sistemit të sotëm. Jemi po ne (njerëzit) që po ndryshojmë dita ditës duke u transformuar në kafshë primitive, duke harruar kështu kohërat e këndshme që kemi kaluar dikur.
Topi prej lecke them se do të mbetet një mendim i bukur për sejcilin që e përjetoi atë. Topi prej lecke, gjendet sot i braktisur si kurrë më parë prej nesh, të cilët, nën fatin e globalizmit si skllevërit modern të luksit dhe individualizmit, shprehim keqardhje për çdo gjë që prekim dhe shohim. Por kësaj radhe jo më me ndjenjë, por me fasadë prej njerëzish të transformuar plotësisht në fytyrë dhe në shpirt!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



