E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditi Ramën me vezë, deputeti i PD-së zbulon dy “bashkëpunëtoret”
Politikë

Goditi Ramën me vezë, deputeti i PD-së zbulon dy “bashkëpunëtoret”

Endri Hasa deputeti i PD-së që goditi sot Ramën me vezë reagon përmes rrjeteve sociale.

Ai hedh poshtë pretendimet e Taulant Ballës se vezët i kishte marrë nga Lulzim Basha duke publikuar një foto me vezë në duar të dhëna nga dy vajza studente, të cilat janë pjesë e protestës.

Hasa shkruan se më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa cigare kontrabandë në Librazhd, duke iu referuar një shkrimi të publikuar sot nga BIRN, se në këtë qytet prodhohen cigare që shkojnë ilegalisht në Afrikë.

“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.

p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd”, shkruan Hasa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.