E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gomari hyri në parlament, të qajmë 5 minuta së bashku…
Sot

Gomari hyri në parlament, të qajmë 5 minuta së bashku…

Para ca ditësh te Sonila Meco, si për ta paraprirë, kam theksuar faktin që me këtë sistem nuk duhet të çuditemi nëse një ditë do të shihnim një gomar në parlament. Sistemi e lejon dhe këtë.
Zgjodha gomarin, pasi kriminelin, hajdutin, imoralin, sharlatanin, lëpirsin, të pacipin etj. ishin provuar me fakte që hynin. I vetmi që mungonte ishte gomari. Gomari do ta kompletonte tablonë mbi atë çfarë prodhon sistemi aktual, sistemi ku populli nuk pyetet për asgjë.

Sot mësova se tabloja u plotësua. Gomari u fut në parlament. Tashmë ai do të bëjë ligje për ne, do të vendosë për taksat, për gjobat, për ushtrinë, për policinë, për kodin penal, për mjedisin, për arsimin, për politikën e jashtme, për marrveshjet ndërkombëtare si ajo e detit me Greqinë, për marrveshjet ushtarake etj.. E mrekullueshme..

Tashmë sistemi u kompletua në përfaqësimin e vet!

Lë të qajmë 5 minuta së bashku…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.