GREKUT DO T’I LËMË NË DORË “DERRIN MAÇ” TË INTEGRIMIT ME EUROSKEPTICIZMIN TONË!
ÇFARË INTEGRIMI DO BLLOKONI JU KUR NE DO T’A NGRIJMË VETË PËR TË PAKTËN 4 VJET?!”
Reagim nga Koalicioni “Për Shqipërinë”: Sot Qeveria Greke po na kërcënokërka duke u shprehur në KE kundër integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të trajtimit që i bëkemi ne minoritetit grek!!! Çfarë humori grotesk!!!
Në asnjë vend të botës nuk është trajtu më mirë minoriteti grek se sa në Shqipëri! U është dhënë gjithçka u është dashur për të jetu në harmoni dhe nuk është ushtruar kurrë diskriminim shtesë nga ai që kanë vuajtur shqiptarët! Askund nuk ka pas diskriminim për ta!
Si në kohën e Mbretërisë, edhe në kohën e diktaturës komuniste dhe le më në kohën e pasdiktaturës!
Në kohën e Diktaturës Komuniste madje grekët nuk pësuan asgjë më shumë se sa shqiptarët ndërsa në raport me totalin e shqiptarëve në kombësi ishin më pak të diskriminuar! Edhe për kushtet e jetesës dhe punësimit por edhe për shkallën e represionit qeveritar! M shumë diskriminoheshin çamët se sa minoritarët grekë!
Në Kohën e PasKomunizmit iu njoh e drejta e pronës mbi tokën në zona si Dropulli për të cilën nuk kishin qenë kurrë pronarë por të ardhur! Ndërsa Himara nuk ka minoritet grek por shqiptar me përqindje gjaku grek për shkak të traditës së martesave me gra greke që i merrnin në bregdetin grek të Jonit përgjatë shekujve! Sot kanë shpikur edhe bashki për grekët duke cënuar rëndë interesat kombëtare të Shqipërisë!
Madje Greqisë iu la direkt pas Diktaturës edhe vetë drejtimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (një vrasje e gjithë përpjekjes shqiptare të pavarësisë për krijimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë) duke i dhënë hapësirë politikave shoviniste greke që t’i etiketojnë si grekë të gjithë ortodoksët shqiptarë (madje dhe disa mijëra arumunë si grekë)!
Këtë bënë dikur në Maqedoni sllavët duke etiketuar dhe më pas asimiluar të gjithë ortodoksët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duke i kthyer në maqedonas! Dhe bëhet fjalë për qindra mijë atje duke ndryshuar edhe raportet etnike me pasoja të rënda për shqiptarët! Vetë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka origjinë shqiptare ortodokse nga njëri prind!
Sipas censusit të vitit 2011, të gjitha minoritetet në Shqipëri rezultojnë me 52.700 individë në Shqipëri, ose 1.9% të numrit të popullsisë në vend. Sipas të dhënave
Minoriteti Grek: 24.243
Minoriteti Maqedonas: 5.512
Minoriteti Malazez: 366
Minoriteti Arumun (Vllah): 8.266
Minoriteti Rom: 8.301
Censusi i 2011 u realizua me ndihmën financiare dhe ekspertizën e Bashkimit Europian nëpërmjet EUROSTAT, Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, OKB, Qeverisë Suedeze (SIDA), Qeverisë Zviceriane nëpërmjet SDC dhe është i vetmi dokument ndërkombëtar i pranuar botërisht!
Këto të dhëna tregojnë të njëjtën përqindje si në kohën e Mbretërisë Shqiptare para 1939 duke marrë në konsideratë emigracionin e rritur shqiptar por edhe të minoritetit grek (pra ka rënie si të përqindjes së shqiptarëve dhe të grekëve duke pasur parasysh që në përqindje kanë ikur më shumë shqiptarë (mbi 1 milionë në atë kohë)! Arsyeja se pse kemi kaq pak minoritet etnik lidhet me kufijtë zyrtarë të Shqipërisë (sipas traktateve ndërkombëtare) që kufizohemi nga çdo anë me shqiptarë! Sepse na e kanë krasit kombin dhe territorin duke na marrë gjithshka, popullsinë, tokën, Historinë!
Por deri më sot, në 29 vjet paskomunizëm, të gjitha Qeveritë tona, dikush më shum e dikush më pak, jo vetëm nuk kanë mbrojtur interesat kombëtare por kanë ndjekur politikat e diktuara nga Greqia dhe Soros duke cënuar rëndë intersat kombëtare dhe kjo duhet të ndalojë një herë e mirë!
Koalicioni “Për Shqipërinë” është një formacion patriotik dhe antiestablishment por edhe proamerikan dhe euroskeptik!
Ne do ta ngrijmë proçedurën e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak se nuk plotësojmë kriteret dhe standardet (edhe për shkak të rrugës idiote “integruese” 29 vjeçare nën udhëheqjen e BE)!
Ne bazohemi te parimi “Të bëjmë një herë Shqipërinë të jetueshme pastaj do vazhdojmë me integrimin europian, krejt tjetër me bazë interesat kombëtare të Shqipërisë, të aftë për të marrë notën 10 dhe jo të rrimë si deri tani në bankën e fundit duke u lut për një copë 5 dhe varemi nga humori i politikës dhe zgjedhjeve greke duke i dhënë gjithshka absurde që ata me të drejtë kërkojnë sipas parimit “Gjej shesh dhe bëj përshesh!”
Ndaj dhe përgjigja jonë ndaj Qeverisë Greke është t’u lejmë Derrin Maç në dorë:
“ÇFARË INTEGRIMI DO BLLOKONI JU KUR NE DO T’A NGRIJMË VETË?!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



