E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm
Sot

Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Një shprehje popullore e jona është “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në Greqi të bërit mirë, është shpërblyer. Kjo shkon për Levian Gogan, shqiptari që prej ditësh është në qendër të vëmendjes.

Shqipari në fjalë, pa u menduar shumë, u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital.

Pas ngjarjes, Goga raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Ai është paraqitur te një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital. Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte shqiptarin dhe ta dërgonte në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Goga është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze. Po ashtu, është konfirmuar se Goga do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.

Goga është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai shkoi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Goga tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka. Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.