Grida Duma reagon për rastin “Xhisela”: “Policia bëri sikur arrestoi djalin e deputetit”
Deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahaj, i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Duma tha se në këtë rast ka fshehje krimi dhe është e përfshirë edhe politika. Sipas saj, Rexhep Rraja është akuzuar zyrtarisht vetëm për ‘përndjekje’, por ndaj tij duhet të kishte dhe akuza të tjera si përdhunim, rrëmbim personi etj.

Deputetja u shpreh ndër të tjera se sot në orën 17:30 duhet të protestohet kundër dhunës dhe se vendi ështe në një situatë shtet-rrethimi mendor për njerëzit. Grida Duma tha se institucionet me dashje nuk po veprojnë dhe po fshehin krimin.

“Nuk mund të lejojmë që në këtë çështje të fitojë krimi. Vajzës po i thonë tërhiqe denoncimin, ndërsa ne na thonë po përdorini vajzën për politikë. Prandaj sot në orën 17:30 duhet të protestohet kundër dhunës. Sot jemi në një situatë shtet-rrethimi mendor për njerëzit. Ne sot duhet të krijojmë një kuadër ligjor që kur të ndodhin këto duhet të kemi ku të bazohemi sepse njerëzit duhet të jetojnë në siguri. Gangrena e krimit ka hyrë në pushtetin lart dhe mekanizmat institucionalë nuk mungojnë. Ne kemi problem zbatimin e platformave. Ne kemi një kuadër të mirë ligjor, por problem mbetet mos zbatimi. Institucionet me dashje nuk po veprojnë dhe po fshehin krimin. Ngjarje më të rëndë se kjo nuk ka.”- tha Duma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



