E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Veç denoncimit, nga PD pritet alternativa e saj qeverisëse
Politikë

Grida Duma: Veç denoncimit, nga PD pritet alternativa e saj qeverisëse

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ndërsa ka komentuar 3 vjetorin e miratimit të Reformës së Drejtësisë, tha se nuk është bërë shumë në drejtim të drejtësisë.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma u shpreh se përtej atyre që shkruhen në letra sot, sipas saj në postet e reformës në drejtësi janë emëruar kandidatura me anësi politike.

 

 

Ajo u ndal edhe në emra konkret, ndërsa përmendi  edhe rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani, që sipas Dumës është rast i standardit të dyfishtë.

“Nëse ka një palë që është e interesuar për funksionimin e vërtet të Reformës në Drejtësi është Partia Demokratike. Përtej atyre që shkruhen në letër kemi sot njerëz dhe kandidatura, të emëruar në poste që zënë Reformën në Drejtësi që kanë anësi politike.  E them këtë duke u përmbajtur etikisht ndaj kujtdo personalisht. A mund të përmendim sot emra që nuk kanë zbatuar ligjin e reformës në drejtësi, por Maliqin e ekzistencës së Ramën në influencën ndaj institucioneve të reformës në Drejtësisë dhe ndaj atyre të reja, keq më vjen, por jam e detyruar të përdor emra për sa kohë janë publikë.

Kemi Dvoranin, i cili në mënyrën më ekzemplare deklaroi që dosjen e tij mungonin rastësisht 10 faqe të deklarimit të pasurisë së tij apo çdo gjë tjetër. Kur ka pasur individë që nuk kanë kaluar vettingun për qindra, mijëra lekë të vjetra.

Opozita shqetësohet se në ketë moment që ajo po vendoset, duhet të kemi kujdes që të mos jenë të mbeturit e sistemit dhe as të mos jenë njerëz që janë shtyrë nga partia në pushtet. Ne kemi denoncuar qartazi dhe haptazi duke bërë denoncime me emra konkret”, tha Duma.

Sipas anëtares së kryesisë së PD-së, nëse Reforma në Drejtësi do të funksiononet, do të kishim të paktën një zyrtarë të larët të ndëshkuar.

“Mungesa e Gjykatës së lartë edhe asaj Kushtetuese është maja e piramidës. Shqetësimi që duhet të kemi nuk duhet të jetë politik por nëse qytetarët marrin drejtësi apo jo. Një gjë është e qartë, nuk ka në këto tre vite ndëshkimi i një zyrtari të lartë. Nëse reforma do të funksiononte të paktën një duhet të ishte ndëshkuar. Kanë kaluar vetingut përsëri njerëz që janë afiluar me PS. Ka 6 vite që nuk hapen negociatat dhe Reforma në Drejtësi është shënuar me të zezë. është e qartë pse nuk u hapen negociata, dy ishin problemet, Reforma në Drejtësi dhe krimi i organizuar”, u shpreh Duma.

Më tej, Duma ka folur edhe për vijimin e aksionit të opozitës, ku theksoi se veç denoncimeve, PD duhet të prezantojë edhe alternativën e saj qeverisëse.

“PD e ka hedhur bazamentin e rëndësishëm, por nuk kam asnjë dyshim që qytetarët qeverisjen e Ramës e kanë të shkuar dhe të gjithë i kanë sytë se çafër do të bëjë opozita. Pozita shqiptare ka suprimuar së tepërmi dhe nga tani e tutje, përveç denoncimit dhe elementëve ndëshkimorë që janë në platformën ekonomike, vetingu brenda vetes është një element për t’i dhënë kredibilitet. Besoj e kemi dhënë kredibilitetin që nuk do të përfaqësohemi nga kriminelë. Nga PD pritet tani alternativa qeverisëse e saj që duhet të mbizotërojë përkundrejt asaj që është denoncimi. Tani jemi duke ndjekur çështjen e teatrit që është një provë e jashtëzakonshme e momentit ndërgjegjësues se forcës së opozitës“, theksoi Duma

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.