E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Groenlanda përçan Perëndimin, SHBA ‘plas’ tarifat drejt BE-së
Bota

Groenlanda përçan Perëndimin, SHBA ‘plas’ tarifat drejt BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në tregun amerikan, masa që pritet të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Sipas deklaratës së tij, këto tarifa do të qëndrojnë në fuqi deri në momentin kur, siç u shpreh Trump, të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës” nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur se vende si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të përballen fillimisht me një tarifë prej 10% për të gjitha mallrat që eksportojnë drejt SHBA-së.

Ai shtoi se duke nisur nga 1 qershori, kjo tarifë do të rritet ndjeshëm, duke arritur në 25%.

Tarifat përfaqësojnë taksa mbi mallrat e importuara dhe, në praktikë, paguhen nga kompanitë që importojnë produkte të huaja në SHBA, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e tregtisë dhe çmimet përfundimtare në treg.

Truth

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.