E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i Alibeajt kandidon një mjek për Bashkinë e Kurbinit
Politikë

Grupi i Alibeajt kandidon një mjek për Bashkinë e Kurbinit

Grupi i vulës vijon me prezantimin e kandidatëve për kryetarë bashkish, në zgjedhjet e 14 majit.

Genc Doçi është kandidat i grupit të Alibeajt, për Kryetar Bashkie në Bashkinë Kurbin.

Doçi vjen nga fusha e mjekësisë.

Profili i kandidatit:

Një mjek për Bashkinë e Kurbinit/ Grupi i vulës prezanton

Genc Doçi ka lindur ne Laç të Kurbinit në 17 shkurt 1983. Është bir i një familjeje anti-komuniste të internuar e të persekutuar nga komunizmi. Në vitin 2008 është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë si mjek i përgjithshëm.

Pas diplomimit ka shërbyer në ambulancën “Adriatik” si mjek i përgjithshëm. Në vitin 2010 është emëruar drejtor i Qendrës Shëndetësore Fushëkuqe./CNA.al

Në vitin 2011 është emëruar drejtor në Shërbimin Spitalor Kurbin, ku ka shërbyer deri në nëntor të vitit 2013. Prej vitit 2013 shërben si Ortoped Traumatolog në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Kurbin.

Në detyrat politike ka shërbyer si sekretar i Forumit Rinor të PD-së Dega Kurbin. Nga viti 2014 shërben si anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike Dega Kurbin. Është kryetar i grupseksionit nr.3 të PD-së Kurbin. Si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Kurbin i propozuar nga kryesia e degës, z. Genc Doçi angazhohet për të fituar zgjedhjet bashkiake dhe për të qeverisur me respekt për ligjin e shtetit, me moral përfaqësues të votës popullore, me principin e administrimit dhe menaxhimit publik. Për t’i dhënë Kurbinit një qeverisje të mirë dhe transformuese!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.