E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi parlamentar i PD:  Manastirliu të dorëhiqet dhe  SPAK ta hetojë për korrupsion
Politikë

Grupi parlamentar i PD: Manastirliu të dorëhiqet dhe SPAK ta hetojë për korrupsion

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu, pas skandalit në departamentin e saj, ku sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë, Joana Duro, u arrestua për akuza të korrupsionit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë konkluduar se Duro mori 330 mijë lekë si shpërblim për të favorizuar një tender për qendrat shëndetësore. Sipas versionit zyrtar të SPAK, kjo shumë u pagua sekretares së përgjithshme nga një punonjëse tjetër e shtetit, e identifikuar si Laureta Sheto, e cila ishte specialiste e nivelit të lartë në Agjencinë e Shërbimeve Publike të Integruara.

Grupi Parlamentar i PD-së thekson se arrestimi i zyrtares së lartë publike në flagrancë dhe korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të injorohen pa përgjegjësi politike.

PD i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë Manastirliun, duke vënë në dukje se edhe ministrja ka qenë pjesë e kësaj çështjeje. Sipas PD-së, heshtja e Ministres së Shëndetësisë dhe mosndarja e saj nga veprimet korruptive të bashkëpunëtorëve më të afërt tregon se korrupsioni i Sekretares së Përgjithshme nuk është një rast i izoluar.

“Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të injorohet dhe nuk mund të mos ketë përgjegjësi politike. Ajo dëshmon se sa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës. Tre vite më parë, gjatë kulmit të pandemisë, PD tregoi me dokumente zyrtare se Ministria e Shëndetësisë përdori tendera të fshehur për të vjedhur qytetarët. Pajisjet dhe medikamentet anti-Covid u blihen me çmime të rritura 3-5 herë, por Ministria e Shëndetësisë refuzoi të merrte përgjegjësi politike. Po ashtu, SPAK nuk hapi një hetim të plotë në interes të publikut,” theksohet në deklaratën e PD-së.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në emër të drejtësisë, kërkon dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, si përgjegjëse kryesore politikep

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.