E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Guardiola po shkatërron mbrojtësit’
Uncategorized

‘Guardiola po shkatërron mbrojtësit’

Guardiola cilësohet si trajneri i cili e luan futbollin më tërheqës në planet dhe për këtë stili i lojës së tij është bërë temë debati përsëri këtë sezon, për shkak të lojës dhe fillimit mbresëlënës të Manchester Cityt.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se stili i futbollit të Pep Guardiolës po del të jetë problem i madh për kundërshtarët.

Në një intervistë për “TuttoSport”, Chiellini ka thënë se loja atraktive dhe agresive e Pep po i shkatërron mbrojtësit nëpër botë.Stili i lojës që përdor Guardiola në njëfarë mënyre i ka shkatërruar mbrojtësit italianë. Ditët e sotme askush nuk e di si t’i mbulojë sulmuesit. Kur isha i ri na mësonin si ta ndienim lojtarin në mënyrë që ta mbulonin sulmuesin në zonë. Sot, mbrojtësit italianë i lënë të gjithë të pambuluar. Është e turpshme se esenca e të qenit mbrojtës italian është duke humbur,” ka treguar ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.