E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit Mimi Kodheli/Ja si reagon kur djali i prezanton ‘shoqen’
Uncategorized

Habit Mimi Kodheli/Ja si reagon kur djali i prezanton ‘shoqen’

Deputetja Mimi Kodheli njihet për natyrën e saj të rreptë në punë, por rrallë herë rrëfehet për jetën personale. Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo ka treguar marrëdhënien me të birin dhe me rastet kur i ka prezantuar ndonjë shoqe duke treguar dhe reagimin.

“Jam komode, jam e qetë. Nuk gjykoj sepse në gjithë këto vite kam mësuar se fakti që të tjerët më kanë gjykuar që në momentin që unë ngrihem, mënyrën si vishem, flas, punoj kthehet dhe në një dicka shumë të rëndë. Ti nuk mund të gjykohesh në cdo moment të jetës tënde dhe për cdo gjë. Ti je një qënie humane me fortësinë dhe  dobësinë që karakterizon. Bën gjëra të mira, disa mund ti bësh gabim dhe vjen një moment që gjykimi i të tjerëve të lodh.

Ne kemi tentuar të gjykojmë të tjerët pa gjykuar fillimisht veten. Në fakt gishti duhet kthyer nga vetja pastaj tek tjetri. Është e thjeshtë të thuhet, vështirë të bëhet, por absolutisht jo e pamundur. Unë, duke qenë nën fokusin, nën dritat, presionin e publikut dhe gjykimit të tyre për cdo ditë, gjykoj shumë pak të tjerët sepse e di cdo të thotë të jesh i gjykuar dhe i paragjykuar për cdo gjë,”– rrëfeu ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.