Hahn, komisioneri që e mbylli pa asnjë zgjerim
Komisioneri për zgjerim i BE-së, në largim e sipër pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Europian, Johannes Hahn, ishte njjeriu që i dha sot “Jo”-në e rradhës Shqipërisë së Edi Ramës.
Por për analistin Neritan Sejamini, zyrtari i BE sot u përball me realitetin që e fshehu dhe e manipuloi prej shumë vitesh.
Sipas tij, “Hahn u ndesh ballë për ballë me “sukseset” e qeverisë Rama, të cilat ai ja lëvdoi aq shumë gjithë Europës për pesë vjet rrjesht”.
Ja çfarë shkruan analisti Neritan Sejamini:
Johannes Hahn me ne fund u ndesh, sot, me realitetin qe fshehu, mbuloi dhe manipuloi aq gjate: kapjen e shtetit nga krimi ne Shqiperi.
Fytyra e tij pa shpehje dhe pa fjale perballe pyetjeve te gazetareve per bashkepunmin krim-politike per vjedhen e zgjedhjeve ne Shqiperi i tha te tera.
Sikur ai ta kishte dashur sado pak Shqiperine dhe pak me pak karrieren e tij, qe po e mbyll si i vetmi komisioner zgjerimi pa asnje zgjerim, Hahn do ta kishte kritikuar dhe vene para pergjegjesise qeverine Rama qe para disa vitesh, per te mos e lejuar ate te binte nga skandali ne skandal dhe nga krimi ne krim.
Eshte hakmarrje poetike qe, tre muaj para se te dorezoje mandatin, Hahn u ndesh balle per balle me “sukseset” e qeverise Rama, te cilat ai ja levdoi aq shume gjithe Europes per pese vjet rrjesht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



