E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdari: Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, edhe ai vetë e di
Politikë

Hajdari: Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, edhe ai vetë e di

Deputetja e Partisë Demokratike, Hajdari, ka deklaruar se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale dhe për këtë ishte i vetëdijshëm edhe vetë.

Në një intervistë në A2 CNN, Hajdari tha se Meta po viktimizohej dhe se vendi ka nevojë që uljen e toneve dhe zgjidhjen e krizës.

“Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë.” – tha Hajdari.

Ndërsa shtoi se shkarkimin e presidentit mund ta propozonte edhe opozita me 35 deputetët e saj, por sipas saj nuk ishte kjo çështja kryesore.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi.” – shtoi Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.