Hajdutët e pronës dje dhe sot
Neritan Sejamini
Arrestimet në Lezhë nuk kanë lidhje as me drejtësinë dhe as me politikën. Edi Rama ka filluar një operacion për të rimarrë tokat e tjetërsuara në bregdet që t’jua japë me ligj klientëve të tij, gjoja për investime strategjike. Ai po shfrytëzon kauzen e drejtë për të luftuar vjedhjet e pronës, për t’i rivjedhur ato me ligj. Së shpejti, do arrestojë edhe në Sarandë, edhe në qytete të tjera të bregdetit.
Nga ana tjetër, është e turpshme që ata që e mbajnë veten për të djathtë dhe antikomuniste, të cilëve regjimi i Hoxhës u rrembeu jetën dhe pronat, sot justifikojnë vjedhjen e pronës meqë ai apo ata që i kanë vjedhur janë “tanët” politikisht. Vjedhja e pronës është krim i rëndë. Termi “shpërdorim detyre” është përkëdhelje, sepse termi i vertetë është “grabitje kriminale me forcën e shtetit”. Sado drogë të kete trafikuar Saimir Tahiri, kjo nuk e ndryshon as edhe me nje centimeter vjedhjen e pronës nga kushdo që ka vjedhur në Lezhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



