E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakmarrja e “kryeministrit që duam” ndaj Mariglenit!
Sot

Hakmarrja e “kryeministrit që duam” ndaj Mariglenit!

Kryeministri që duam nuk është më një ëndërr, por një realitet. Si pasojë e protestave të fuqishme, që shkundën atë dhe gjithë marionetat-ministra të tij, kryeministri që duam, bëri publik numrin e tij të telefonit. U dyndën aty tulifar mendjesh. Studentë, maniakë dhe përfitues situatash për të qarë halle me kryeministrin që duam në whatsapp. Dëshmitarë jemi të lloj-lloj cemndurive që kryeministri që duam, për disa burrë shteti, e keqpërdori mundësinë e artë të teknologjisë. Disa thanë që kishte qënë i djegur për pak “smart-phone” dhe disa të tjerë thanë se ‘kështu na i dashka mushka drutë’. Kryeministri që duam pra, ia paska gjetur celësin e komunikimt studentëve dhe përpiqet të ngjajë me to, duke postuar video kur bën dush, kur flen gjumë dhe gjithandej në shtepinë-bunker. Aq aktiv është ai ndër rrjetet sociale, sa ia kalon dhe fëmijëve të tij, për kohën që kalon në rrjet dhe për budallalleqet që hedh e sajon në instagram dhe facebook. Kryeministri që duam i ka adresat personale dhe mund të hedhë cfarë të dojë në to, Por shpesh ai ngatërrohet dhe herë kthen përgjigje si kryeministër, herë si Edi dhe herë si Edvin. Është berë objekt tallës, aq sa thuhet që kur nuk shtyhen orët e protestës, studentët mblidhen rreth telefonit dhe telefonojnë kryeministrin që duam dhe bisedojnë me të për minuta të tëra, ashtu sic do të bisedonin dhe me “ujkun e Cerrikut dhe Lek Plepin”. Kryeministri që duam do të bënte shumëcka për disa klikime më shumë se të sipër-përmendurit, aq sa ka habitur një popull të tërë se kur punon kryeministri që duam xhanëm, sepse mbeti tërë ditën në facebook. Por ai e ka dhënë përgjigjen, se kjo është puna që më kanë caktuar shqiptarët. Komunikimi me njerëzit është pjese e aktivitetit, sepse aty kupton hallet e këtij vendi. Qytetarët pyesin veten cfarë do të hamë?! Dhe përgjigja është facebook. Në fakt kemi parë një njeri të duruar dhe një kryeministër që duam të zellshëm dhe që replikon me cdokënd në facebook dhe i kthen përgjigje cdo kujt me mesazhe. Aq sa u harrua koha kur në orët e vona telefononte gjyqtarët dhe i kërcenonte. Tani piramida u kthye përmbys. Janë studentët që e telefonojnë atë dhe zbaviten “orë a pa orë”.

E në vazhdën e kësaj tradite, dialogues me kryeministrin që duam do të bëhëj dhe Marigleni nga Mamurrasi, student edhe ky. I frymëzuar nga intervistat e kryeministrit dhe lincimi i gazetarëve me nofkën otomane “kadri”, Marigleni vendos t’i dërgojë kryeministrit që duam, një mesazh lakonik në telefon, ku shkruante “o Kadri” dhe kryeministri që ia kthen kur e lexon sms:“ Mos e perdor me kete numer se ka telashe mungesa e edukates pastaj” dhe Marigleni që ia kthen aty për aty:“Mgjes o Edo. Ku ka me mire se me ta nxjerr gjumin km. Paskem qene tu bo vone per shkolle.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.