E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK në aksion pas akuzave të kryeministrit Rama/ Arrestohet Fredi Beleri
Politikë

SPAK në aksion pas akuzave të kryeministrit Rama/ Arrestohet Fredi Beleri

HIMARË– Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Burime për Publik.live bëjnë me dije se kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe se aktualisht ndodhet në Komisariatin së Vlorës. Megjithatë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se prangosja është bërë nga agjentët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe nga efektivë të dërguar nga Tirana.

Ditët e fundit ai ka qenë i sulmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili se e ka akuzuar se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që Beleri dha për Protothema. Vetë Beleri hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se e gjjtha ishte fabrikim i mediave të Ramës pasi ai vetë kishte folur vetëm për gjuhën greke dhe minoritetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.