Hakmarrje tjetër primitive e Ramës ndaj zyrtarëve të SHISH!
Kryeministri Edi Rama, ka filluar hakmarrjen ndaj zyrtarëve të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, pas raportit të tyre për kanabizimin e Shqipërisë.
Me anë të një statusi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon faktin se kryeministri Rama po ndëshkon 9 zyrtarë të lartë të SHISH në shenjë hakmarrjeje.
Ja postimi i Berishës:
Ndëshkimi i kryetrafikantit!
Hakmarrje tjetër primitive e Edvin Kristaq Ramës!
Mediat njoftojnë se kryetrafikanti Edvin Kristaq Rama urdhëroi nëpërmjet vasalit të tij, ndëshkimin e 9 zyrtarëve të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar për denoncimin e tyre me raportin e famshëm zyrtar antikanabis të ish ministrit bandit dhe trafikant Saimir Trafiku dhe 123 narkoshefave të narkopolicisë, të cilët kanabizuan anekënd vendin.
Këto ndryshime antiligjore shndërrojnë këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë se vendit, në një vegël të verbër të narkoshtetit për fshehjen e trafiqeve dhe lidhjeve të tij me krimin dhe një instrument shtesë antiopozitar të kryehorrit në krye të narkoshtetit.
Këto ndryshime janë një apel tjetër i fuqishëm për përmbysjen sa më shpejtë me revoltë popullore të narkoshtetit dhe fundërrinave të tij! sb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



