E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HALABAKË FRIKACAKË!
Sot

HALABAKË FRIKACAKË!


E mban mend sa vite e sa vuatje kalove neper gjykata per te marre pronen e trasheguar?
Po prokurori qe kerkoi 10 vite burg pretence per nje krim te pabere per djalin tend, a te kujtohet?
Doktori ta vdiq nenen nga pakujdesia megjithese ti i kishe dhene goxha rryshfet.
Para kembeve te tua parkojne makinat e shtrenjta te blera me parate qe te vodhen ty ata plangprishesit pasardhes te Fullaneve, Llallave, Berisheve…dhe ti egzaltohesh me shume se te zotet e automjeteve te shtrenjta.
Sa leke e paguan gjykatesin ata qe te vrane femijet dhe dolen te pafajshem?
Ti u rropate duke studiuar sitematikisht 5 vjet ndersa komshiut tend vetem 5 muaj dhe 5 mije euro iu deshen te diplomohej si jurist. Ai eshte ne pune drejtor i madh, ti mbijeton me bakshishet e punes si kamarier te kafeneja e lagjes.
Ty, pikerisht ty kane 27 vjet qe ta nxine te djeshmen dhe te sotmen gjykatesit, politikanet, prokuroret, doktoret, profesoret, kriminelet, taksaxhinjte, administratoret e shtetit dhe kurre nuk reagove e kurre nuk u tregove gjaknxehte me askend. Te pelqen te te masakrojne e te te shkelin me kembe ne heshtje pa e marre vesh njeri, pa u bere publike. Por nese allishverishet e tua ti perplas ne fytyre e ti zbulon nje gazetar ti behesh i eger, humb toruan, transformohesh e tjetersohesh ne nje bishe te eger ballkanase e fillon bertet, uleret, godet, katranos, dhunon, kafshon, gjakos e djallos lajmesin. Per ty gjithnje e per cdo gje, fajin ta ka gazetari. Sepse ti trembesh kur lajmi merr dhenë, ti jeton per boten dhe bota e merr vesh prej gazetarit. Pra ti kodosh shqiptar jeton per opinion, je hipokrit, siperfaqesor, fasador. Ty le te te vrasin por vetem bota te mos e marre vesh. Ti je vitrine or mik, vitrine qe nga brenda vjen era myk dhe krim. Ti qe rreh gruan brenda shtepise dhe kur del rrugeve kapur per dore me viktimen tende ecen kryelarte dhe i qeshur. Kerkon te shfaqesh i lumtur, aktor, i tjetersuar. Po bota cfare do thote valle?
Ti vazhdo dhuno gazetarin dhe ler prokurorin, hamshorin, politikanin, shejtanin te te shkerdheje cdo qelize te trurit tend.
Ah more dallkauk arnaut, mos te lente Perendia pa gazetar se do vdesesh i verber nga syte dhe nga truri. Me fal qe te pyes, a ke tru ti atje brenda kokes tende me forme te cuditshme?
#mosPrekLajmësin
#mosDhunoGazetarin
#solidaritetMeGenciAngjellarin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.