Hahn-i na tha se Europa hahet vetem qyl!
Ergys Mertiri
Komisioneri Hahn eshte optimist për hapjen e negociatave, se Shqipëria paska bërë progres në luftën kundër drogës dhe se Shqipëria paska ecur mirë me “detyrat e shtëpisë”. Bingooo!
Që e gjithë kjo është një tallje mendereje, ditën për diell, nuk ka nevojë për shumë mend, në një kohë kur, jo më larg se 3 ditë më parë “Euractiv” publikoi një studim që bënte fjalë se integrimi i Shqipërisë nuk mund të përfundojë dot para vitit 2050. Por është surprizuese të konstatosh sesa e kanë përvetësuar europianët modelin ballkanik të të bërit politikë. Duket që nuk është Ballkani që po futet në BE, por është BE-ja që po ballkanizohet.
Duke dashur të bëjë kodoshin politik, Han po përpiqet të xhonglojë në qendrime, duke u fshehur pas një perdeje transparente, pas së cilës bën sikur po na e fut. Një e futur Evropthi, ku nuk është as e nevojshme të na thotë: Qe baba duart!
Por në fund fare, realiteti tregon se është vetë Evropa që po e ha, nga kjo apati e saj. Kriza, Brexit, Katalonja, për të mos përmendur Putinin, janë pasojat e kësaj politike që ia kanë ulur Europës biankerinat në fund të këmbëve.
Han po na thotë se nuk ka rëndësi çfarë ndodh me trafiqet, drogën, korrupsionin, monopolet, varfërinë, mungesën e ligjit, ortakërinë e shtetit me krimin apo vjedhjen e votës dhe kapitullimin e demokracisë. Rëndësi kanë detyrat e shtëpisë dhe implementimi i programeve që BE-ja sugjeron.
Evropa e mat realitetin me terma të tillë relativistë si “progres”, ku boll të kesh pak përmirësim, pasi e ke qelbur në mënyrën më të pacipë për katër vite me rradhë dhe shndërrohesh menjeherë në good guy.
Europa është si një zyshë e keqe që, i lë nxënësit të kopjojnë, për të bindur eprorët se ka arritur rezultate të shkëlqyeshme. Në këtë mënyrë, nëse do ta arrijmë ndonjë ditë, integrimin do ta kemi si një diplomë të marrë me mik, të cilën nuk ka për të na e njohur kush.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




