E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj injoron Ramën/ Kam qëndrime unike me Presidentin Meta
Politikë

Haradinaj injoron Ramën/ Kam qëndrime unike me Presidentin Meta

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke refuzuar një takim me Ramën, Haradinaj ka zgjedhur të darkojë me Metën.

Me një shënim në Facebook, Haradinaj shkruan se ka qëndrime unike me Metën për temat me rëndësi për dy vendet.

R.H’, shkruan kryeministri i Kosovës në Facebook.

Presidenti Meta dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë ndarë me njëri-tjetrin momente të përzemërta sonte në Durrës, ku kanë shprehur edhe njëherë pikëtakimet e tyre përsa i përket prespektivës së përbashkët europiane të dy vendeve.

‘Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane.’

Ndërkohë që të njëjtën foto me Metën ka postuar edhe kryeministri i Kosovës Haradinaj që shkruan

‘Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë. RH’

Ky është takimi i parë i Presidentit Meta dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas Samitit të Berlinit, ku liderët gjermanë mbajnë një qëndrim të qartë kundër idesë së Rama-Thaçi-Vuçiç për projektin e shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, ku Haradinaj ishte që në fillim kundra këtij projekti.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.