Harry Bajraktari:Rama i papjekur, të tërhiqet
Aktivisti më i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i nderuar dhe nga Kongresi Amerikan, gjatë një interviste në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Edi Rama.
‘Se sa i papjekur është Kryeministri Rama, e ka treguar me rastin e zgjedhjes se Presidentit Trump, me deklaratat tepër të pamençura.
Kushdo që zgjidhet në Amerikë është zgjedhje e popullit amerikan dhe ne si shqiptar duhet vetëm te shohim se si të bëhemi mik me të.
Kriza në Shqipëri është e tmerrshme. Shumica duhet të lëshojë pe. Shumica e ka përgjegjësinë të mos e djegë vendin’, – është shprehur Bajraktari.
‘Kosova duhet të mbrohet, dhe se duhet të ruhet territori i saj aktual’ tha Bajraktari duke shtuar se ‘Edi Rama po luan një rol negativ kur flet për këto ide të ndarjes’.
Ai shtoi se nuk e di nëse Edi Rama e bën këtë ‘aksidentalisht apo me qëllim’.
Bajraktari tha se Shqipëria mund të luaj një rol shumë pozitiv për çështjen kombëtare.
‘Mendoj se Shqipëria mund të luaj një rol shumë pozitiv e duhet ta luaj rolin pozitiv’.
Ai tha se është shumë i rëndësishëm fakti që shqiptarët ti kenë dy vota në institucione ndërkombëtare.
‘Kur Kosova hyn në NATO, ne do t’i kemi dy vota’ duke shtuar se ‘shqiptarët në Maqedoni po bëhen faktorë e me këtë bëhen tre vota’ tha Bajraktari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



