Njezetë e shtate vjet me pare, me 10 gusht 1988, ne qytetin e Kukesit u ekzekutua me varje publike, poeti Havzi Nela. Varja u krye pak kohe para rrezimit te Murit te Berlinit, dy vjet para “ndryshimeve demokratike” në Shqiperi. Ky monstruozItet ndaj poetit Havzi Nela perben varjen e vetme publike te nje poeti ne krejt kontinentin evropian mbas luftes se dyte boterore! Ekzekutim publik i poetit ishte nje demostrim tipik stalinist me synim ngjalljen e terrorit! Kjo varje publike eshte deshmi e qarte se sa e gatshme per ndryshime ishte Byroja Politike e Ramiz Alise…
Poeti Havzi Nela ishte i fundit shkrimtar shqiptar qe u denua me vdekje nga diktatura e perbindshme enveriste, por para tij ishin denuar me pushkatime, kishin vdekur me duart e hetuesve, ne qeli burgjesh apo kampe internimesh, me dhjetera krijues, poete, prozatore, piktore, muzikante…
Te gjithe keta krijues jane denuar me aprovimin e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise! Te asaj Lidhje Shkrimtaresh dhe Artistesh qe në status themeltar shkruante se ishte krijuar per te mbrojtur krijuesit! Ne fakt drejtuesit e Lidhjes se Shkrimtareve i aprovuan dhe i firmosen keto denime sepse vete drejtuesit e LSHA-se ishin pjese e atij sistemi… , ishin njerez me kurajo te madhe qe nuk pranuan te heshtin dhe u martirizuan per lirine dhe te drejten, kerkuan driten, nuk u tremben por plot kurajo ju kundervune diktatures! …
Ata jane martire te demokracise!
Nje demokracie qe per fat te keq eshte ende larg…
Per fat te keq keto 25 vite te ashtequajtura demokraci, opinioni i gjere publik shqiptar, i zene ngusht me hallet e perditshme te mbijeteses, nuk arriti asnjehere te bente diferencen mes sistemeve sepse ne pushtet si perfaqesues te demokracise mbeten ish-komunistet, xhaketëkthyerit qe shkembyen teserat partiake brenda nates! … Ish-anetaret e partise, ata me aktivët qe kishte mbajtur gjalle diktaturen komuniste, ata qe as e kishin kerkuar apo enderruar ndonjehere demokracine falë Katovices uzurpuan partite pluraliste! Kur u ra në dore pushteti dhe drejtimi i vendit u erdhi si dhurate, bene ate qe behet me nje pushtet te falur;zhyten vendin në nje korrupsion kanibalesk! … Kalimi nga diktatura në demokraci nuk u be në format qe njohen vendet tjera te Lindjes ish-komuniste… Per pasoje në Shqiperi asnjehere nuk u krye nje de-komunistifikim i shoqerise siç u krye per shembull de-nazifikimi në Gjermanine Perendimore fill mbas Luftes se Dyte Boterore… Në Shqiperi Byroja Politike i shpetoi fatit te Çauçeskut…
Drejtuesit e katapultuar ne krye te partive te reja pluraliste ju permbajten motos “Te gjithe bashkefajtore dhe te gjjthe bashkevuajtes! “… Nuk e di sa vlen kjo moto per martirizimin e Havzi Neles!?…
Mbas 1992 Byroja Politike, dy shefat e krimit, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha në vend qe te denoheshin per krime si varja e Havzi Neles u “denuan” per kafe! ?Nuk kishte si ndodhte ndryshe kur Ramizin dhe Nexhmijen i gjukuan po ata gjykates qe denuan Havzi Nelen me varje! Poeti i varur u harrua, drejtuesit e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve qe dikur kishin aprovuar varjen e Poetit nxituan te shesin veten si te pervuajtur nga sistemi qe vete kishin krijuar! Havzi Nela provoi disidencen dhe u var në litar, kurse drejtuesit e LSHA mbas ndryshimeve pozuan disidencën dhe u mbuluan me dafina! Athua se keta drejtues nuk kishin qene anetare te Komitetit Qendror te PPSH-se!?
… Per vite me rradhe asnjehere te ashtequajturat forca politike me pretendime te djathta dhe antikomuniste nuk denuan per krime kunder njerezimit pergjegjesit e varjeve dhe pushkatimeve te shqiptareve te pafajshem, mes tyre dhe poete e artiste… Sepse “Fitimtaret duhej te mbeteshin Fitimtare! “, si pati shkruar nje poet soc-realist në vitin 1990… Kuptohet nga ata poetet “Bori te Partise” qe aprovuan varjen e Havzi Neles… Misioni i uzurpatoreve “te djathte” paska qene qe te mos lejonin te vendosej Drejtesia! … Si rezultat sot si per ironi ndaj martirit lumjan, kemi kryeminister te birin e njerit nga drejtuesit e LSHA-se qe firmosi varjen e Havzi Neles ndersa minister te jashtem kemi te birin e ish-sekretarit te pare te Kukesit! Ne demokraci edhe bijte e krimineleve te kuq duhet te jetojne normal si gjithe te tjeret por jo te drejtojne! Te bijte e Geringut, Gebelsit apo Himlerit ne Gjermani as qe kane enderruar ndonjehere te behen më drejtues shteti! Ne Shqiperi ekuivalentet e tyre sot drejtojne … Te pakten te kishin kerkuar ndjese per bemat kriminale te eterve! Gje e cila nuk ndodhi asnjehere! Asnjehere nuk u vendos Drejtesia, asnjehere nuk u qetesuan ndergjegjiet! Ata qe çuditen pse gjerat nuk shkojne mbare sot në Shqiperi, pergjigjen duhet ta kerkojne ketu nga Drejtesia e munguar dhe Ndergjegjia Shoqerore e trazuar!




