E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hëngri grusht, Erion Isai: Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google
Politikë

Hëngri grusht, Erion Isai: Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google

Hëngri grusht, Erion Isai: Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google

Hëngri grusht, Erion Isai: Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google

Mesnatën e djeshme është regjistruar një incident në Kolonjë, aty ku kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai, është goditur me grusht në fytyrë nga një simpatizant i Partisë Demokratike, Esmerald Kacolli, pasi Xhemal Kalo, i kishte bllokuar rrugën ish-aktorit të humorit.

Autori është arrestuar, ndërkohë që Kalo është proceduar në gjendje të lirë. Pas ngjarjes, paraditen e sotme Isai foli për mediat me një fasho të vendosur në pjesën e hundës. Ai deklaron se i vjen keq që kur Kolonja do të kërkohet në Google, lexuesve do t’i dalë edhe ky incident.

Në fakt Kolonja është shkretuar aq shumë prej qeverisjes së denjë që i është bërë, saqë vështirë se i ka rënë njeriu mendja ta kërkojë në Google para këtij incidenti.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojnë të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i ‘Kanan Tafilit’ me historia bllokimi rruge dhe me absurditete që nuk i kanë hije askujt. Më vjen keq që kur të kërkohet në Google për Kolonjën do të dalë kjo ngjarje e turpshme”, ka thënë ai.

Autori Esmerald Kacolli ka pretenduar se Isai po blinte vota dhe ka reaguar në mënyrë të dhunshme. Gjithsesi, ky nuk është incidenti i vetëm para këtyre zgjedhjeve, pasi partitë politike kanë ndjekur njëra-tjetrën si “macja me miun” për të kapur persona që blejnë votat me para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.