Hidhet shorti i Champions League, përballje interesante
Champions League hodhin shortin e fazës çerekfinale, me tetë skuadrat që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund, me finalen që do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor.

Pas 17 vitesh, janë kualifikuar 3 skuadra italiane në fazën çerekfinale dhe kjo e bën interesante. Milan, Inter, Napoli kanë mbajtur lart flamurin axurr për këtë sezon.
Vetëm një ekip spanjoll, Real Madrid, rekordmeni i Champions League me 14 trofe. Premier League përfaqësohet nga dy ekipe, Manchester City dhe Chelsea. Plotësohet tetëshja e skuadra me Bayern Munchen dhe Benfica.
Shorti
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit një javë më parë. Ndërsa ato gjysmëfinale më 9 dhe 10 maj, të kthimit më 16 dhe 17 maj.
ÇIFTET ÇEREKFINALE
Real Madrid – Chelsea
Inter – Benfica
Manchester City – Bayern Munchen
Milan – Napoli

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


