E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hidrocentrali i Skavicës/ Berisha thirrje dibranëve: Ngrihuni kudo që jeni, s’guxon kurrë kush ta përmbysë Dibrën
Politikë

Hidrocentrali i Skavicës/ Berisha thirrje dibranëve: Ngrihuni kudo që jeni, s’guxon kurrë kush ta përmbysë Dibrën

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dibranë të ngrihen dhe të mos lejojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Berisha u shpreh se sot Dibra “ëhtë para alternativës të jetë apo të mos jetë”, dhe se hidrocentrali i Skavisë do të sjellë përmbytjen e qytetit.

“Thirrja për dibranët ta doni Dibrën, sa e dua unë, Nëse e bëni s’guxon kurrë kush ta përmbyse Dibrën. Ngrihuni kudo që jeni, mblidhuni në të katër anët të votoni për Dibrën, për Ismail Ukën”, u shpreh ish-kryeministri.

Sali Berisha: Mençuria juaj është e mirënjohur kudo, askush s’ka ditur më mirë se ju të nderojë mikun dhe t’i japë ujë me bisht ë lugës dashakeqësit.

Sot Dibra është para alternativës të jetë apo të mos jetë, sot një armik i egër i Dibrës e ka vendosur para alternativës të shuarjes apo ekzistencës së saj.

Hidrocentrali i Skavisë është mbytja e Dibrës, e pjesës së saj më pjellore, pjesës së saj më historike, e të shkuar, të sotmes dhe të ardhmes së Dibrës,

Kurrë ndonjëherë ky vend s’ka pasur rrezik ekzistencial sa ç’ka tani.

Rama në zbatimin të politikave antishqiptare, armiqtë tanë shekullore kanë bërë gjithçka të zhdukin Dibrën, kanë dështuar dhe do dështojnë edhe tani.

Ftoj dibranët të votoni më 14 maj jo për parti për Dibrën, për Ismail Ukën, për të ardhmen tuaj.

Thirrja për dibranët ta doni Dibrën, sa e dua unë, Nëse e bëni s’guxon kurrë kush ta përmbyse Dibrën. Ngrihuni kudo që jeni, mblidhuni në të katër anët të votoni për Dibrën, për Ismail Ukën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.