E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Histori shqiptare/ Parukierja punëson vajzën e re, ajo i rrëmben burrin
Uncategorized

Histori shqiptare/ Parukierja punëson vajzën e re, ajo i rrëmben burrin

E kishte paralajmëruar, por nuk i ishte mbushur mendja. Një parukiere nga qyteti i Fierit ka përfunduar e ndarë nga i fejuari i cili ka nisur një lidhje dashurie tashmë me punëtoren e ish-te dashurës.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re e cila ka bërë për vete burrin e parukieres.

Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja. Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën. Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.