Historia e lali Erit me fiqtë dhe “strategjia e shmangies”.
Traumat e fëmijërisë na shoqërojnë gjithë jetën. Të gjithë e kujtojmë historinë e lali Erit me fiqtë. Ka një shpjegim për gjithë këtë sjellje të pamëshirshme ndaj shitësve ambulantë.
Në psikologji njihet si “strategjia e shmangies”. Këta persona, për të shpëtuar nga ripërjetimet e shpeshta dhe të vrullshme të ngjarjeve të tyre traumatike e ushtrojnë strategjinë e shmangies.
Ata iu shmangen bisedave lidhur me ngjarjet e tyre të këqija me të tjerët, ndjesive dhe emocioneve që lidhën me ngjarjen traumatike, me qëllim që të mos konfrontohen me ngacmues të jashtëm, të cilët çojnë në ripërjetimin e ngjarjeve të këqija.
Largimi i shitësve ambulantë nga trotuaret e ndihmon lali Erin t’i ripërjetojë më rrallë ngjarjet e këqija të kohës kur shiste fiq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


