E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e pabesueshme e Remzije Osmanit: Më kanë ngatërruar në maternitet
Uncategorized

Historia e pabesueshme e Remzije Osmanit: Më kanë ngatërruar në maternitet

Na ka ndodhur të dëgjojmë dhe të shikojmë shpesh skenare filmash ku fëmijët ngatërrohen në maternitet dhe familjet marrin në shtëpi foshnjën e gabuar. Por e dini që këtë histori e ka përjetuar edhe një këngëtare e njohur nga Kosova?!

Në një intervistë në emisionin “Lemza”, Remzie Osmani ka rrëfyer se si e ngatërruan në spital pas lindjes: Më kanë ngatërruar në spital. 3 ditë kanë mbajtur një djalë të huaj. Infermieret serbe i kanë thënë ‘Mbaje është i yti’, por nëna ka ngulur këmbë që t’i kthejnë vajzën dhe shyqyr që më kanë kthyer”.

 Gjatë intervistës, edhe nëna e saj tregoi se çfarë kishte ndodhur saktësisht: Kur ka lind Remzia, ka lind në shtëpi. Më pas shkova në spital se u sëmura. Atje ma kanë marrë Remzien dhe më sollën një djalë. ‘Nuk është fëmija im’, i thashë. Shkova dhe ja mora vajzën time”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.