E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e trishtë e dy vëllezërve nga Bulqiza, prej 6 muajsh jeton në çadër
Uncategorized

Historia e trishtë e dy vëllezërve nga Bulqiza, prej 6 muajsh jeton në çadër

Dy vëllezërit Haxhi dhe Petrit Dama nga fshati Sopot i Bulqizës prej 6 muajsh jetojnë në çadër pas djegies së shtëpisë së tyre.

Haxhi Dama, njëri nga vëllezërit tregon se jeta është mjaft e vështirë.

Me afrimin e stinës së dimrit, gjendja e tyre rëndohet edhe më tepër, ndaj ai i kërkon ndihmë te institucionet shtetërore që ta strehojnë.

“E vështirë jeta për ne. Banojmë në çadër, pasi dolëm nga tuneli. Është e vështirë, sepse po të bjerë dëborë, çadra nuk e mban atë. Shpresoj që Bashkia dhe kryetari i Bashkisë të na ndihmojë”, thotë Haxhiu.

Vëllai i tij, Petrit Dama shprehet se për shkak të jetesës së vështirë në çadër ka patur edhe probleme shëndetësore.

“Kam qenë katër herë në spital. Tre herë kam shkuar me ambulancë. E kam nga vuajtja dhe hallet, nga mungesa e shtëpisë. Dua që të interesohet, në radhë të parë kryetari i Bashkisë dhe nga Kryeministria”, shprehet Petriti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.