E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia e trishtë që çoi  Sokolin nga Tropoja në vetëvrasje !
Sot

Historia e trishtë që çoi Sokolin nga Tropoja në vetëvrasje !

Shkruan / Jona Dusha

Personazhi  që shikoni në foto quhet Sokol Sulisufaj.

Ai që dikur  trondiste Tiranën dhe SPAK me zërin e tij – nuk jeton më

Sokol Sulisufaj, një shqiptar nga Tropoja, i dha fund jetës në vendlindjen e tij pas një periudhe izolimi nga Tirana kaotike.

Sulisufaj, i cili kishte lëvizur në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990, arriti të ndërtonte një reputacion të mirë dhe të integronte shumë bashkatdhetarë. Pas kthimit në Shqipëri, investoi në pronë, ku u has me shumë vështirësi për shkak të sistemit shqiptar. Po ashtu atij iu desh të përjetonte burgime dhe izolime në Zvicër dhe Shqipëri.

Historia e TRISHTË me pronën e tij

Banka i jep rojës së hotelit 300 mijë euro kredi me dokumente false, ankohet pronari

Denocimi i tij 

Shiko Videon🎥

“Unë quhem Sokol Sylisufaj. Në vitin 2012 i kam lënë një prokurë të përgjithshme xhaxhait tim sepse lëvizja shpesh jashtë shtetit dhe të m’i kryente ai veprimet nëpër institucione. Por në asnjë vend në prokurë nuk përmendet që të lihet garanci kolaterale ose të marrë kredi. Ky nuk e ka marrë as për vete, por e ka marrë një palë e tretë, roja e objektit tim, i cili ka arritur të marrë një kredi 300 mijë euro në Bankë.”

Gazetarja – Me çfarë dokumentesh e mori roja këtë kredi?

“Se çfarë dokumentesh ka çuar e di vetëm banka sepse xhaxhai im nuk ka firmosur në asnjë vend kontratën e kredisë. Ai ka firmosur vetëm kontratën e hipotekës. Se si e kanë mashtruar nuk e di.

Sokol Sylisufaj shprehet se është falsifikuar certifikata e tij, ku thuhet se ai është beqar dhe jo i martuar, siç është i deklaruar.

Avokati i Sokolit, Kadri Isufaj thotë se kontrata e kredisë është nënshkruar në kundërshtim me të gjithë rregullat e parashikuara nga Kodi Civil sepse ajo është nënshkruar në po të njëjtën datë më kontratën e hipotekës, por është regjistruar te noteri para kësaj të fundit.

“Kontrata e hipotekës është bërë për të mbuluar punën e pistë që është bërë në kontratën e kredisë. Deri më tani janë bërë 4 seanca përgatitore dhe jo gjyqësore sepse debitori ose kredimarrësi një herë thuhet se është larguar jashtë territorit të Shqipërisë, një herë që ka ndërruar banesë. Unë them që në kushte normale duhej të ishte marrë kërkesa për vendosjen e sigurimit të padisë, pra pezullimi i veprimit përmbarimor deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes në gjykatë!”

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua bankes për të pyetur se si nëpërmjet tyre mund të kthehet një roje në milioner, por përgjigjja e tyre ishte se nuk mund ta vendosin në dispozicion këtë lloj informacioni, pasi përbën sekret informacioni të klientit. Edhe pse Banka nuk u tregua i gatshëm për të  dhënë një përgjigje, emisioni “STOP” zbuloi se roja e objektit të tij, Ezmir Koloshi ka falsifikuar certifikatën familjare të Sokol Sylisufaj, duke e bërë statusin e tij beqar.

Këtë falsifikim e ka bërë sepse nëse statusi i Sokol Sylisufaj do të ishte i martuar, do të kërkohej miratimi i bashkëshortes së tij, me qëllim përcaktimin e të drejtave të pronësisë. Por  Sokol Sylisufaj është i martuar me Vjollca Sylisufaj, që më 13 Gusht 1990 dhe ka dhe një fëmijë.

Pra Banka nuk ka verifikuar certifikatën familjare, që Ezmir Koloshi i ka paraqitur dhe në muajin Prill të vitit 2015 i ka dhënë 300 mijë euro kredi. Një muaj pas marrjes së kredisë, ai ka konvertuar shumën nga euro në lekë.

Pra çdo gjë paska qenë e mirë-planifikuar dhe me sa duket Ezmir Koloshi ia ka hedhur të gjithëve dhe po shijon lekët diku nëpër botë!

Pak ditë më parë , më 25 korrik , ai vendosi të qëndronte i vetëm në shtëpinë e tij. Duke qenë se një i afërm nuk mundi të kontaktonte me të, u zbulua se Sokoli nuk jetonte më.

Pak vite më parë, ai tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të Tiranës teksa mbante një pankartë në dorë, ku i bënte thirrje qytetari që kishte dosje të falsifikuara nga prokurorë e gjyqtarë. Halli i tij ishte se sistemi i kishte grabitur pronën e blerë me djersën e ballit, teksa punonte si emigrant.

Shiko Videon🎥

“Kam 2 ditë në Sheshin Skëndërbej, por mbi 3 vite që dal në gjithë Shqipërinë, që të denoncoj krimin e korrupsionin në institucionet shtetërore. Prokuroria dhe gjykatat janë fallco, i jam drejtuar edhe kryeministrit, kam prova e fakte, kam 5 thasë me dokumentë të falsifikuara nga prokuroria e gjykata.

Është çështje penale zonjë, për grabitje prone me dokumente të falsifikuara. Prona është në Tiranë. I jam drejtuar që në daten 26 Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më kanë sjellë formular të falsifikuar të aplikimit. I kanë hedhur dokumentet e mia prej 2300 faqesh në koshin e mbeturinave. Nuk kam asnjë konflikt unë, konfliktin ma bëjnë prokuroria dhe gjykata që nuk zbatojne ligjin. Mua prokuroria po më çon në vëllavrasje,” thoshte ai i dëshpëruar në vitin 2019.

Sokol Sulisufaj do mbahet mend nga familjarët dhe miqtë si një njeri i drejtë dhe do të kujtohet me shumë respekt dhe dhimbje. Vetë jeta dhe vdekja e tij janë një reflektim i padrejtësisë që përjetojnë shqiptarët jo vetëm në mërgim, por edhe në atdhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.