E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia/ Përdhunimi i të miturës, flet nëna e vjazës
Uncategorized

Historia/ Përdhunimi i të miturës, flet nëna e vjazës

Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13­-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen të tjera detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22­vjeçari Vangjel Selimi. “BalkanWeb” mëson se vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës. Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore.

Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-­vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të. “Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”,­ thotë nëna. Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun. “Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur”. Por për motrën e 22­vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës. “Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”,­ thotë ajo. Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22­vjeçari ka abuzuar me 13­ vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.