E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia prekëse/ “Si e gjeta prokurorin që më kishte marrë bibliotekën e babait”
Uncategorized

Historia prekëse/ “Si e gjeta prokurorin që më kishte marrë bibliotekën e babait”

Një kamion me libra tek shtëpia e prokurorit Siri Çarçanit.

Peshkëpia tha se prokurori i çështjes që firmosi pushkatimin e babait të tij, Manush Peshkëpia, një poet dhe letrar i njohur në atë kohë, kishte marrë të gjithë bibliotekën e të atit dhe e kishte vendosur në shtëpi.

Ai tregoi edhe mënyrën se si ishte njohur me këtë fakt dhe për më tepër se kush është personi që i kishte marrë biblotekën e të atit.

“Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait”,- kujton Peshkëpia.

Ndërsa, vazhdon historinë, duke treguar se ishte viti ’92 kur vendosi t’i shkojë në shtëpi për t’i kërkuar librat e babait.

Ai kujton se në kohën kur i trokiti në derë dhe Çarçani hapi derën, pasi u prezantua, atë filloi ta kapë një e dridhur si shenja pankinsoni, ndërsa i kishte ofruar edhe një kafe.

“I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova librat, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni”, -tha Peshkëpia.

Peshkëpia: Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova këto libra, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni. I thashë në fund fare do më tregosh një nder të më thuash se ku i kanë pushkatuar. Nuk di gjë, unë e kam marrë vesh nga rruga. Më erdhi shumë keq. Nuk mund të thuash se ishte njeri apo kishte një organizim të lartë psikik, ata edhe në momentin e fundit nuk ndjejnë keqardhje për atë se çfarë kanë bërë. Ai kishte firmosur me dorën e vet pushkatimin. Ishte prokurori i çështjes dhe nuk më tha asgjë në lidhje me atë ngjarje.

Opinion.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.