Hodhi në “ajër” çiftin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet 22-vjeçari
Endri Zaja, 22-vjeçari që përplasi me makinë një çift në Durrës pak ditë më parë teksa ecte me shpejtësi të lartë, është vënë në pranga. Sipas policisë, Zaja ishte shpallur në kërkim edhe për dy vjedhje, ngjarje të ndodhura në qytetin bregdetar të Durrësit. Më konkretisht, i riu dyshohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M.dhe M.M..
Kujtojmë se disa ditë më parë ai teksa një automjet tip “Toyota” përplasi një 74-vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj. Gruaja “fluturoi në ajër” bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Zaja do të përballet me drejtësinë.
Zaja ishte duke bërë plazh kur policia e arrestoi ditën e sotme. Me syze dielli në kokë dhe pavarësisht se uniformat blu e kërkonin, i riu kishte vendosur të relaksohej këtë të shtunë e të merrte disa rreze dielli. Mirëpo, qetësia e fundjavës i është prishur nga efektivët civilë të cilët e kanë pikasur dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim. Më pas, ata i janë afruar dhe i kanë vënë prangat.

Kujtojmë se 22-vjeçari teksa lëvizte me një automjet tip “Toyota” përplasi një 74-vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj. Gruaja “fluturoi në ajër” bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i 2 vjedhje në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë. Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.
Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M. Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.
https://www.instagram.com/p/CQKEraJD8cR/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


