RAMOSKOPI i vitit të RI 2023
Edhe vitin qē vjen, do të dominojē fuqia e dy satelitëve shqiptarë të ngritur nga NASA që do të mbajnë ndezur fuqinë e pushtetit të Edit për 365 ditët e vitit që vjen.
Në filliim tē vitit do të bjerë pak numri i udhëtimeve me ballon i Kryeministrit i cili i erdhi vërdallë botës kaq shumë sa ju bënë plagë të shkretat të pasme.
Neptuni do ketë një ndikim pozitiv në negociatatt e kryeministrit për paqe në Ukrainë dhe një ecuri jo të këndëshme në politikēn Europiane dhe ballkanike.
Sa i takon zhvillimeve gjeopolitike ne Azi do të këtë një ndryshim pozitiv dhe ka për të zgjidhur shumë nga hallet e popujve tanë miq dhe armiq .
Puna dhe financat
Yjet parashikojnë se nuk do të mungojë bereqeti .
Tepsia do të jetë e mbushut plot me PPP dhe tendera sekretë.
Në fillim të pranverës kuletat do të fryhen me valutë në llogaritë e kompanive ofshore por që kapitali dhe hyrjet kryesore kanë buxhetin e shtetit.
Gjithashtu Yjet parashikojnë që nga prilli dhe maji të derdhet leku lumë.
Do të ketë zallamahi dhe spiunllëk masiv për të mbajtur tepsinë e bakllavasë megjithëse yjet nuk e favorizojnë shumë por leku dhe spiunët masovikë duke gjetur dhe terren të lehtë do arrijnë të shpëtojnë disa llokma të mëdha bakllave me çdo kusht e mjet.
Naltgjatësia pa patentë do mbajë prapë timonin duke bredhur me telefon në dorē si bloger ose fotoreporter për restorantet e mishit dhe peshkut duke nisur nga aeroporti i Finiqit deri në Portin e ri të Portoromanos në Durrës. Yjet nuk e favorizojnë qëndrimin e kryeministrit më pak se 150 ditë nē vend. Lufta në Ukrainë do ta detyrijë kollosin e çeshtjeve gjeopolitike të jetë aktiv në teatrin e politikës botërore.
Ekonomia
Tepsia e bakllavasë së Alabarit dhe Timoni i koncensioneve duke filluar nga djegësit, sistemin shëndetësor, rrugët do të jenë në pozita dominuese
Yjet parashikojnë një forcim rë financave në kompani offshore dhe rritje të menjehershme për llogaritë e pasunikëve që furnizohen nga buxheti i shtetit.
Yjet parashikojnë se brenda planit 5 vjaçar do të jepet me konçension edhe Këshilli i Ministrave. I madhi ynë nuk do ketë me nerva të merret me qindra mijëra pensionistë dhe varfanjakët.
Me këto çeshtje ekonmike yjet parashikojnë që në të ardhme të afërt të meret Salillari, Kastrati, Mane dhe të afërm të Zotos dhe Mërtirit dhe privatët e preferuar nga ” I Madhi”
Nga ana tjetër yjet parashikojnë se do të kemi një gjendje ekonomike tē pandryshueshëm për pjesën më të madhe të popullatës
do të mbizotërojē mungesa e shpresës dhe nuk do ketë akoma një perspektivë zhvillimi brenda kufijve, Saturini dhe yjet parashikojnë levizje masive drejt ‘tokës së premtuar’.
Pjese e shqiotarëve që do të ngelen në autobusin pa timon ku kanë hipur rrezikohen të përfundojnë drejt greminës, dhe jo drejt destinacionit të dëshiruar.
Do të jetë ndikimi i Hënës që edhe këtë vit e favorizon shoferin e Rilindjes i cili dëshiron ta mbajë sa më gjatë, Tepsinë.
Media do të pastrojē gomat e autobuzit, të vjellat dhe mbeturinat që lë pas shoferi dhe stafi.
I madhi do të zgjidhë qesen për garën ” Kush lêpin më shumë merr llokmën më të madhe! Hëna do të ushtrojë ndikim pozitiv për TV kombëtare e lokale . Do të kenë shumë para në arkat e tyre nga i Madhi…
999 portalet do të tresin dhjamin e tyre se nuk do të kenë lajme të mira për financat e tyre.
Gjithologët analistë në banaqet e emisioneve do të sqarojnë gjatë këtij viti shkencërisht se cili mundet ta rruajë pa brisk njē vezë pate Berisha, Meta apo Rama.
Të gjithë yjet dhe planetet parashikojnë qē popullata në qytete e fshatra do vijojë të zhytet në mjerim, duke i rënduar ata më shumë çdo ditë me projekte korruptive e duke shtuar mbi shpatullat e tyre nga dita në ditë një barrë edhe më të rëndë, e cila duhet shlyer me breza, për shkak të përfitimeve kolosale nga një grup kompanish apo individësh, të lidhur me pushtetin e të Madhit
Kompanitë që lejohen nga naltmadhëria do të jenë ulur rreth tepsisë edhe për vitiin 2023 dhe do të përfitojnë prej ndarjes që u bën copave timonieri.
Oligarkët duhet të kenë kujdes nga humori i timonierit se me një të rënë të lapsit gdhihen pa prestigj dhe pa pasuri.
I madhi mund të të bëjë gjëmën në sekondë.
Qytetarët këshillohen që të paguajnë taksat, ujin dhe energjinë.
Të shikojnë sa të munden ëndrra të bukura rreth Tepsisë dhe autobusit dhe të luten që dikush nga opozita e Berishës, Metës, Alibashenjëve apo Selami Jenishetit të ndikojē pak mbi timonin e të Madhit me Belën në krah.
Për më shumë ndiqni në mediat kombetare ose njëlloj edhe në rrjetet sociale
www.facebook.com/ ediramaal
https://instagram.com/ediramaal?igshid=YmMyMTA2M2Y=
“Nëna Parti” me mbretin legjendë në krye do të na çojë drejt rrugëtimit pa busull, në stacionin e radhës së 14 Majit dhe aty yjet nën ndikimin pozitiv të hënës do takojmē të ardhmen tonë historike me plot perspektiva.
Kujdes zgjohuni se këtu mbaroi dhe horoskopi për 2023-shin …
Tani përmbyseni filxhan e kafesë aty në shenjat e llumit të errët ju që keni mbetur lexoni dhe do të zbuloni të ardhmen “e ndritur” që ju pret.
Do ju dalë një E e madhe, pastaj, një I pastaj një S e përthyer, një B dhe në fund një M…. e madhe që ta konsumojmë gjatë gjithë vitit të Ri 2023. Gëzuar!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



