E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoxha: Ndërtimet afër kishës në Theth nga një person në kërkim
Lajme

Hoxha: Ndërtimet afër kishës në Theth nga një person në kërkim

 20 mijë euro ryshfet për çdo objekt

Gazetari Artan Hoxha ngjarja që ndodhi në Theth kapi papritur jo vetëm policinë, por edhe banorët e zonës.

Nga studio e MCN Live ai deklaroi se në zonën e Thethit afër kishës, kishte ndërtuar një person i shpallur në kërkim.

Madje ai shtoi se për të bërë ndërtimet në zonë, janë paguar minimalisht 20 mijë euro ryshfet për një objekt.

Mori vëmendjen se zona që ishte në kartolinë të Shqipërisë turistike u kthye në gërmadhë nga ai që bënte promovimin. Ka shkatërruar 15 milionë euro investime në një fshat të vetëm, investimet e kursimeve të jetës së banorëve të fshatit në pronën e tyre. 

Nuk ka asnjë ndërtim me leje se asnjëri nuk ka certifikata pronësie. Praktikisht asnjëri nga ata nuk ka certifikata. Të gjitha ndërtimet e reja janë kryesisht me dru, që janë objekte që ti i zbërthen, i heq, pra nuk kanë themele në tokë. 

Gjetën një element që të mbështesnin hyrjen në fshat. Se edhe fshati ishte dakord që të hiqeshin ato dhjetë kontejnerë afër kishës. Por nuk e menduan që ishte karrem për të goditur të gjithë. Ai ishte kollaj se u hoqën kontejnerët. 

Me që ishte ndërtimi i Prel Kodrës në kërkim nga SPAK, kishte justifikim se ai krimineli është në kërkim. Si ka ndërtuar duke qenë në kërkim? Sigurisht ai nuk kishte dalë vetë, kishte një njeri të vetin. 

Fakti që aty ka ndërtuar një person në kërkim, duket sikur ka justifikuar të gjithë ndërhyrjen. Iu sul prokurores me idenë se po godasim këta që janë në sulm dhe këta që i mbrojnë. 

Ky është një person në kërkim, si kryen punime dhe ndërtime duke qenë në kërkim, duke ndërtuar në një zonë të mbrojtur. 

Në momentin që ndërton aty si nuk vepron asnjë? Për çdo ndërtim minimumi kanë paguar ryshfet nga 20 mijë euro. Prandaj policia ditët e para e kishte të vështirë të vepronte. 

Aty nuk kishte funksionuar i gjithë sistemi, se ishte si situata e kanabisit në 2016, sepse dha leje udhëheqësi i cili tha se do të heqë dhe gjobat. Të gjitha objektet e shembura janë nga prilli i vitit të kaluar dhe deri sot. 

Distanca e zonës e bën koston e ndërtimit shumë më të madhe. Nuk mund të veprojë një shtet që aspiron në BE, të funksionojë si është zgjuar Kryeministri sot.

Duke bërë shembull Thethin, do trembë dhe të tjerët.

Hoxha tha se Kryeministri Edi Rama ka çuar në shkarkimin e drejtuesve të policisë. 

Sipas tij, drejtorët e shkarkuar nga Rama sot, për zgjedhje shpërndanin lekë. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.