Humbi të atin dhe të vëllanë nga zjarri në restorant, Brikena shkruan me fjalët prekëse…
Zjarri i rënë në një restorant të Velipojës rreth një vit më parë ku humbën jetë baba e bir, tronditi mbarë opinionin publik.
Vajza dhe njëkohësisht motra e të ndjerit ka kujtuar atë ditë të dhimbshme për të me anë të një statusi në Facebook, ku shpreh gjithë trishtimin dhe kohën e kaluar pa dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.
Brikena Zenunaj rrëqeth me fjalët prekëse që i ka kushtuar të atit.
Ajo shkruan:
Sot eshte pervjetori yt o babi im ne kte ore ti ike dhe une akoma se besoj qe nuk je me.. Ndihem sikur jam akoma ne enderr dhe sarrij dot te kuptoj kur jam ne realitetin e hidhur qe ste kam ty.. Une vazhdoj e genjej veten qe ti je me mua dhe sme ke lene vetem..sepse ti sme ke lene kurre vetem cfare do qe te ndodhte.. Ne kte enderr qe ndihem sikur je akoma me mua..dua te te them qe.. realizova te vetmen deshire qe kishe per mua.. TE ISHA E LUMTUR.. Cfare do lumturie te kem ne kete jete pa prezencen tende nuk permbushet plotesisht lumturia ime. Per mua sdo kete asnje ceremoni..asnje fustan..asnje gje..por thjesht nje unaze..dhe sa here qe te shoh kte unaze do me kujtohesh ti o Babi im.. Kam qene krenare dhe do jem gjithmone krenare per ty babi im.. Me fal dhe Te falenderoj per gjithcka ne kte jete…”.
https://www.facebook.com/100008265791771/posts/1962735974011910/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



